Telegrafi

Allegri: Këta janë kundërshtarët tanë për titull

Te Juventusi janë të gjithë gati. Këtë të shtunë nis Seria A, me bardhezinjtë që kanë një objektiv të qartë të fitojnë titullin e 6-të kampion radhazi.

Trajneri Max Allegri në konferencë për shtyp ka lavdëruar Fiorentinën, ndërsa ka thënë se në garë për titull do të jenë edhe Interi, Roma dhe Napoli.

“Nuk jam dakord me ata që thonë se Juventusi këtë vit do ta ketë më të lehtë të fitojë kampionatin. Është e vërtetë që kemi blerë lojtarë të rëndësishëm, por kjo nuk mjafton për të fituar, duhet të arrish gjithçka në fushën e lojës”.

“Objektivi ynë është që mars të jemi në garë për të fituar të tre garat ku marrim pjesë dhe pastaj të luajmë gjithçka për gjithçka”.

“Nuk do të jetë e thjeshtë për ne, sidomos fillimi i sezonit i cili është gjithmonë shumë i vështirë. Skuadrat rivale të Juves në garën për titull? Janë po ato, Interi, Roma dhe Napoli”.

“Fiorentina është një skuadër brilante. Ata janë një ekip shumë teknik dhe nga skuadra e sezonit të kaluar nuk kanë larguar asnjë futbollist. Kështu që në krahasim me ne do të jenë të avantazhuar”.

“Formacioni? 6-të nga 11 titullarët i kam zgjedhur. Në mesfushë nuk kemi shumë alternativa pastaj duhet të shoh edhe në çfarë gjendjeje do të jetë Pjanic. Në sulm do të luajë Dybala.

“Higuain apo Mandzukic? Gonzalo nuk mbërriti këtu në kushtet më të mira por në ditët e fundit është përmirësuar shumë”, ka thënë Allegri. /Telegrafi/