Telegrafi

Allegri kërkon vetëm fitore ndaj Sassuolos

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri, kërkon nga skuadra e tij që të jetë e kujdesshëm në përballjen e të dielës.

Zonja e Vjetër udhëton te Sassuolo që është një sfidë e rëndësishme për torinezët, të cilët synojnë ta mbrojnë titullin e kampionit.

Tekniku italian kërkon pikët e plota nga ky udhëtim në mënyrë që të mbetet edhe më tutje në krye të tabelës, raporton KP.

“Unë kërkoj nga skuadra ime qëndrim të duhur nesër. Është koha për të marrë tri pikët”, ka thënë Allegri.

Ai beson se skuadra e tij do të jetë në formën më të mirë në ballafaqim me Sassulon.

Juve aktualisht kryeson tabelën më 48 pikë, një më shumë së Roma që luan kundër Sampdorias.