Telegrafi

Allegri kërkon kujdes: Duhet ta fitojmë këtë ndeshje

Kampioni aktual i Italisë, Juventus ka pësuar humbje në javën e kaluar 3-2 në udhëtim te Sampdoria.

Me humbjen e pësuar ‘Zonja e Vjetër’ ka zbritur në pozitën e tretë në tabelën e Serie A.

Trajneri i Juventusit, Maximliano Allegri ka kërkuar fitoren në ndeshjen e radhës ndaj Crotones në shtëpi për të mbetur afër me pikë me Napolin, Interin e Romën.

“Ndaj Crotones është e ndaluar të gabojmë. Do të kërkojmë patjetër fitoren, për të ruajtur hapin e kryesuesve”.

“Nuk mendoj se po kalojmë vështirësi, përkundrazi, po vërej rritje nga ndeshja në ndeshje”, deklaroi Allegri.

Gonzalo Higuain në tentim për të shënuar gol në minutat e parë të takimit (Getty Images)

Allegri më tej foli edhe për lojtarët që do të fusë në formacionin bazë për këtë ndeshje.

“Ne kemi një skuadër që mund të luajë në mënyra të ndryshme dhe kjo më bën komod, pasi mund t’i përshtatem kundërshtarëve. Gjithsesi, nuk bëj pjesë te ata trajnerë që besojnë se skema është shumë e rëndësishme, sepse kam qenë gjithmonë i bindur se kryesorja është mënyra e interpretimit të takimit”.

“Nesër do të mungojë Chiellini, Cuadrado, Bernardeschi dhe Khedira, ndërsa në portë do të luajë Buffon”.

“Është një moment i vështirë, pasi më duhet të menaxhoj edhe energjitë e lojtarëve, sepse duhet të jemi në maksimumin e formës, në muajin mars, kur intensiteti i sezonit të ketë arritur kulmin”, përfundoi trajneri italian. /Telegrafi/