Site icon Telegrafi

Allegri kërkon fitoren e 300-të në karrierë si trajner profesionist

Nëse Juventusi e mposht të dielën Sampdoria, Massimiliano Allegri do ta arrijë fitoren e 300-të si trajner.

Bianconerët janë një pikë pas liderit në Serie A, që mbahet nga Napoli, që këtë javë luan me Milanin.

Fitorja do të ishte një gjë e rëndësishme për luftën për titull, ndërsa për Allegrin do të kishte një kënaqësi edhe statistikore.

Trajneri deri më tani ka fituar 299 ndeshje profesionale, ndërsa e para ka ardhur në ndeshjen Aglianese-Carrarese ku skuadra e tij fitoi 3-2, në Kupën e Italisë në gusht të vitit 2003.

Që nga atëherë Allegri ka marr 194 fitore në Serie A, 42 në Lega Pro, 26 në Kupën e Italisë dhe në Kupën e Italisë për kampionatet e vogla, dhe 32 në Evropë.

Juve ka fituar në katër ndeshjet e fundi kundër Sampdorias në Marassi dhe kërkon fitoren e pestë me radhë, sikurse që kishte bërë në sezonet 1972-73 deri më 1976-77; dhe në sezonet 1998-99 deri më 2005-06.

Allegri është në vitin e katërt te Juventusi, ku e ka fituar tri herë titullin dhe tri herë Kupën./Telegrafi/

Exit mobile version