Kampioni aktual i Italisë, Juventus do të luaj në derbin lokal ndaj Torinos.
Ndeshjet derbi gjithmonë kanë sjellë emocione dhe e tillë pritet të jetë edhe ndeshja e sotme.
Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri, ka thënë se kërkon fitore.
Ai ka lajmëruar edhe se francezi Blaise Matuidi do të jetê titullar.
“Të fitosh nuk ështê normale, është e jashtëzakonshme dhe ne duam të fitojmë”, deklaroi Allegri.
“Derbit janë gjithmonë të vështirë dhe njësoj do të jetë edhe ky derbi”.
“Gjithsesi ne do të tentojmë fitoren pasi ështê detyrë e jona tê fitojmë”.
“Sa i përket Matuidit ai do të jetë titullar në këtë ndeshje”, u shpreh trajneri italian. /Telegrafi/