Telegrafi

Allegri i kënaqur me reagimin lojtarëve në fitoren ndaj Salernitanas

Juventusit ka arritur të mposht Salernitanan me rezultat 2-0 në kuadër të javës së 15-të.

Pas ndeshjes trajneri i Bianconerëve, Max Allegri ka lëvduar futbollistët e tij për paraqitjen e mirë.

“Mendoj se djemtë bënë një paraqitje të mirë sonte. Nuk ishte e lehtë kundër Salernitana-s para tifozëve të tyre”, deklaroi fillimisht ai.

“Nuk ka qenë një kohë e lehtë, ne humbëm nga Atalanta dhe mund të kishim shënuar më shumë gola këtë mbrëmje. Thashë se Juventusi na ka dhënë kaq shumë dhe është koha që të kemi një ndjenjë përgjegjësie dhe t’i kthehemi këtij klubi”.

“Ne duhet të përqendrohemi, sepse kemi dështuar shumë herë kundër klubeve më të vogla këtë sezon”.

“U thashë djemve, ne kishim shumë lojtarë të rinj në fushë sot, kështu që në këto momente ata mund të vuajnë nën presion. Për fat të mirë, ata qëndruan mirë”.

“Ne jemi prapa në ligë për momentin sepse kemi humbur pikë shumë herë. Këta lojtarë kanë talent, por të mos harrojmë se vetëm me përvojë, duke bërë gabime dhe duke mësuar prej tyre, duke kuptuar se kur është koha për të sulmuar apo mbrojtur, kështu zhvillohen”, tha Allegri.

Juventusi zë vendin e shtatë në Serie A pas 15 xhirove me 24 pikë të grumbulluara. /Telegrafi/