Telegrafi

Allegri: Kemi kohë për t’i ndryshuar gjërat

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri, mbetet pozitiv pas barazimit pa gola të skuadrës së tij kundër Sevillas në Torino.

Bianconerët ishin ekipi më i mirë në fushë duke zhvilluar një lojë të sigurt në ndeshjen e parë të fazës grupore të Ligës së Kampionëve, mirëpo dështuan të realizonin.

Sidoqoftë, strategu italian ka kërkuar nga të zgjedhurit e tij që të jenë pozitivë, edhe pse dështuan të fitonin në sfidën e parë të Grupit H.

“Nuk ka ndeshje të lehta në Ligën e Kampionëve, prandaj nuk duhet të humbim motivimin”.

“Jemi të zhgënjyer pse nuk i fituam tri pikët, por kemi kohë të mjaftueshme për t’i rikuperuar gjërat dhe padyshim të arrijmë në të tetën e finales”, ka theksuar Allegri. /Telegrafi/