Kampionati italian Serie A është njoftuar për shortin e edicioni 2018-19.
Kampioni në fuqi i Italisë, Juventus mbrojtjen e titullit do ta nisë nga ndeshja me Chievon në udhëtim.
Ndërkohë për shortin e hedhur ka folur edhe trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri.
Sipas numrit një të bardhezinjve shorti është edhe më i vështirë se ai i edicionit të kaluar.
“Në pamje të parë ndeshjet duken të lehta, por unë personalisht shoh gjithmonë ndeshjet e fundit të kalendarit. Është i ngjashëm me atë të vitit të kaluar por mos të thënë edhe më i vështirë”.
“Në shtatë ndeshjet e fundit duke filluar nga Milanin, do të luajm me Fiorentinën, Torinon, Interin, Atalantën, Romën dhe Sampdorian”.
“Do të jetë një mbyllje e komplikuar e kampionatit pasi na presin ndeshje të vështira”, tha Allegri.
Sipas trajnerit bardh e zi, për titullin e kampionit do të vendoset vetëm në javët e fundit.
“Faza e parë vlen por edhe nuk vlen. Për mua personalisht do të jetë vendimtare faza e dytë. Mendoj se do të vendoset në fund titulli”, përfundoi trajneri italian. /Telegrafi/