Juventusi ka arritur edhe një fitore në udhëtim tek Cagliari.
Kampionët në fuqi kanë triumfuar 2-0 falë dy golave të shënuar nga sulmuesi argjentinas, Gonzalo Higuain.
Por trajneri i ‘Zonjës së Vjetër’, Maximiliano Allegri, ka deklaruar se skuadra e tij duhet ende të përmirësohet.
“Ka ende shumë për të përmirësuar në driblime dhe shpejtësi. Përveç kësaj, ne nuk duhet ta tërheqim shpinën, në qoftë se nuk ka ndeshje të komplikuara, të tilla si me Romën”.
“Ne fituam 2-0, por mund të kishte përfunduar edhe 2-2. Buffoni mori një pjesë të madhe të meritave për të na shpëtuar. Sidoqoftë, ishte një shenjë e mirë”, tha Allegri.
Në fund trajneri toskan ka folur edhe për të ardhmen e tij në krye të liderit aktual të Serie A.
“Në pjesën e parë kemi rrezikuar në disa situata. Dhe kemi humbur disa topa. Edhe Cagliari ishte agresiv dhe ka mundur të na ndëshkoi”.
“Unë ende kam një vit e gjysmë kontratë. Jam mirë këtu dhe dua ta mbyllur sezonin duke përmbushur objektivat”.
“Fizikisht jemi mjaft mirë. Na duhet të ruajmë formën dhe të mos konsumojmë energjitë mendore. Jemi në një periudhë shumë intensive”, përfundoi trajneri italian. /Telegrafi/