Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri, pas fitores ndaj Udineses me rezultat 2-0 ka mbajtur të gjithë me këmbë në toke, duke thënë se pavarësisht se renditën të parët në Serie A, ata nuk kanë arritur asgjë ende.
Tekniku italian ka mohuar se është duke mësuar gjuhën angleze, duke treguar se nuk po përgatitet për një aventurë në Ligën Premier.
“Nuk kemi arritur asgjë ende, sezoni përfundon në maj”, ka thënë Allegri për Mediaset Premium.
“Të mërkurën triumfuam ndaj Tottenhamit dhe vazhduam në fazën tjetër të Ligës së Kampionëve, mundëm Udinesen dhe tani fokusohemi te Atalanta”.
“Kemi vuajtur paksa në fillim sot, por nuk mund të ankohem derisa lojtarët bëjnë mirë. Dybala po përmirësohet, dy golat ndaj Lazios dhe Tottenhamit i kanë dhe një shtytje psikike”.
“Gonzalo Higuain po bën mirë gjithashtu, edhe pse nuk shënoi nga pika e bardhë, ai e tregoi me asistimin te goli i dytë i Dybalas. Të mërkurën është një tjetër ndeshje vendimtare dhe duhet të fitojmë kundër Atalantas”
Ndërsa i pyetur se pse Higuaini vazhdon të gjuajë penalltitë edhe pse ka rekord jo të mirë nga pika e bardhë, Max Allegri tha: “Deri më tani, Higuain dhe Dybala kanë humbur nga dy, shpresoj që mos të humbasin prapë”.
Allegri u pyet se është duke mësuar gjuhën angleze për t’u bërë gati për një punë në Ligën Premier, por kjo u mohua: “Jo, nuk jam duke studiuar”, shtoi për fund 50-vjeçari. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=MIDQMT5Yna0