Massimiliano Allegri e ka lëvduar qasjen agresive të Juventusit në fitoren prej 4-1 kundër Sampdorias.
Bianconerët lanë pas humbjen nga Milani në fundjavë, për t’u kthyer te fitorja duke ruajtur epërsinë prej dy pikësh ndaj Romës në krye të tabelës.
“Ishte e rëndësishme të fillonim në mënyrë agresive, sepse në këtë mënyrë Samp e fitoi derbin”.
“Jam i kënaqur që shënoi Mario Mandzukic, derisa Gonzalo Higuain bëri ndeshje të shkëlqyer dhe golat e tij do të vijnë shumë shpejt”.
“Të gjithë luajtën mirë, sepse kur Higuain ishte qendërsulmues, Mandzukic shkonte anash dhe e kundërta. Kjo është shenjë e mirë”, ka deklaruar Allegri për Sky Sport Italia. /Telegrafi/