Site icon Telegrafi

Allegri: Futbolli nuk është PlayStation

Max Maxi thotë që futbolli nuk është PlayStation, duke  iu përgjigjur kritikave të kohëve të fundit për paraqitjet e ekipit.

Bianconerëve luajnë kundër Parmas të shtunën dhe kërkojnë këndelljen.

“Mandzukiç është kthyer, ai do të luajë me Ronaldon dhe njërin  nga Dybala, Bernardeschi ose Douglas Costa”, tha Allegri në një konferencë shtypi.

“Ne nuk do të dramatizojmë situatën. Ne kemi humbur vetëm një ndeshje. Atalanta dhe Lazio ishin dy shfaqje fotokopje, por në Romë kemi bërë mirë sepse nuk kemi shkuar 2-0, ndërsa gjërat shkuan keq në Bergamo”.

Foto: Juventus/Twitter

“Ka pasur kritika, por ekipi ka marrë disa pikë që nga fillimi i sezonit … Kërkojmë ndjesë për humbjen në Bergamo, nuk duhet të ndodhte, por kemi fituar tashmë një trofe, Superkupën”.

“Juventusi ka fituar shtatë tituj të Ligës në shtatë vitet e fundit dhe ka arritur në dy finale nga katër në Ligën e Kampionëve.

“Kur mbërrita këtu, kishte frikë se nuk do të mundnin Malmon, por mendova se mund të arrija në finale dhe të fitoj Ligën e Kampionëve me atë skuadër”.

Foto: Juventus/Twitter

“Atletico është në nivelin e Juventusit, sepse ata kanë luajtur aq finalet. Nëse na rrëzojnë atëherë ne do të pranojmë kritikat”.

“Në Evropë ka 6-8 skuadra që mund të arrijnë në gjysmëfinale, kështu që vetëm katër të dalin. E dëgjoj se Juventusi tashmë janë finalistë, kështu që nëse është kështu unë do t’i kërkoj UEFA-s që të na dërgojë direkt në finale”.

“Futbolli nuk është PlayStation. Ne duhet të përpiqemi të fitojmë ashtu si kemi bërë në sezonet e mëparshme, por për ta bërë këtë ju duhet fat dhe aftësi”, deklaroi Allegri. /Telegrafi/  

Exit mobile version