Telegrafi

Allegri flet për ndeshjet parapërgatitore

Massimiliano Allegri thotë se Juventusi ka dy teste të rëndësishme përballë Melbourne Victory dhe Tottenham Hotspur.

Bianconerët ndodhen në Australi për “Kupën Ndërkombëtare të Kampionëve” që është si pjesë e përgatitjeve për sezonin e radhës.

“Jemi të entuziazmuar me këtë mikpritje. Po punojmë mirë këtu dhe do të kemi dy teste të rëndësishme ndaj Melbourne dhe Tottenham për t’u përgatitur për sezonin e ri”.

“Do të jenë dy ndeshje, ku krahas rezultatit, do ta analizojmë formën tonë para ndeshjeve të ligës”, ka thënë trajneri italian. /Telegrafi/