Telegrafi

Allegri: Fitorja nuk është vendimtare

Max Allegri përshëndeti Napoli, të cilët sipas tij luajtën futboll shumë të mirë, por insistoi se fitorja e Juventusit nuk është vendimtare për garën për titull.

Trajneri i Juventusit e ka cilësuar si të luftuar dhe shumë të barabartë ndeshjen ndaj Napolit.

“Është një rezultat i rëndësishëm, por nuk është vendimtar”, ka thënë trajneri italian për Sky Sport Italia pas suksesit 2-1, përcjell Telegrafi.

Lexo po ashtu Juventusi fiton derbin e javës ndaj Napolit (Video)

“Kjo ndeshje ishte e vështirë, e luftua, intensive dhe mjaft e balancuar, pasi në pjesën e dytë ne patëm rreziqe pak me situatat një-kundër-një”.

“Loja ishte pak e butë në drejtim të tempos në fillim, por intensiteti pastaj u rrit. Ka pasur pak mundësi për të shënuar, siç është e natyrshme në ndeshjet të mëdha”, përfundoi Allegri. /Telegrafi/