Massimiliano Allegri ka pranuar se futbolli është i ashpër pas fitores së minutës së fundit në Serie A ndaj Lazios me rezultat 1-0.
Zonja e Vjetër e fitoi ndeshjen ndaj Lazios në Olimpico falë golit në minutat shtesë nga Paolo Dybala, duke qëndruar në hap me liderin e kampionatit, Napolin.
Megjithatë, kjo fitore ka gëzuar kampion e Juventusit dhe trajnerin Allegri, i cili ka thënë se nuk pati dyshime në karakterin e futbollistëve të tij në këtë fitore të vështirë ndaj Lazios.
“Futbolli është i tillë, i ashpër. Kemi luftuar për 2-2 dhe kemi humbur Superkupën ndaj Lazios në minutën e fundit. Sonte ata u mposhtën në minutën e fundit”, ka thënë fillimisht Allegri pas ndeshjes për Sky Sport Italia.
“Ishte një ndeshje e vështirë, sepse Lazio është në vendin e tretë, ata mbahen mirë fizikisht dhe ne kemi pasur mundësi shumë të kufizuara në sulm”.
“Ne luajtëm ndeshjen që duhej të luanim dhe duhej të largohemi me fitoren. I thashë djemve se një gabim i vetëm do të vendoste këtë ndeshje dhe unë kisha të drejtë”.
“Nuk ishte performanca më e mirë në nivelin teknik dhe ne i dhamë topin shumë atyre, por ishim të vëmendshëm ndaj sulmeve të tyre, pasi ata na lënduan në të kaluarën me ato”.
“Duhet të jemi të zgjuar dhe të qëndrojmë në drejtimin e duhur deri në fund. Unë nuk kisha dyshime në karakterin e lojtarëve të mi dhe, si gjithmonë, ata ishin të jashtëzakonshëm”, përfundoi italiani. /Telegrafi/