Massimiliano Allegri e ka cilësuar si të merituar fitoren 1-0 të Juventusit ndaj Romës, teksa e vlerësoi si “të jashtëzakonshëm” kroatin Mario Mandzukic.
Juventusi fitoi derbin e javës ndaj Romës në Serie A dhe kjo e ka lënë të kënaqur trajnerin Allegri.
“Ne jemi kampionë dimëror, por ende nuk kemi fituar asgjë”, ka thënë fillimisht Allegri për mediumit DAZN.
“Ne jemi duke bërë disa gjëra të mira, jemi në raundin e 16-të të Ligës së Kampionëve, por gjëja e rëndësishme është që të kemi një distancë të mirë nga Napoli në vendin e dytë”.
“Ishte një ndeshje e mirë, mbetëm të organizuar kur ishim nën presion. Robin Olsen bëri disa pritje të shkëlqyera dhe luajtëm mirë”.
“Ne duhej të shkaktonim probleme te Roma dhe të vendosnim presion mbi ta menjëherë, pasi është një skuadër psikologjikisht e brishtë. Ne duhej të bënim më shumë epërsisë 1-0, pasi ata ishin me të vërtetë luftonin”.
“Roma kishte më shumë posedim në pjesën e dytë, por ne nuk ua dhamë atyre asnjë shans. Do të thosha se ishte një fitore e merituar”.
“Ai është i rëndësishëm sepse kombinon fizikën dhe teknikën. Mandzukic është një lojtar i jashtëzakonshëm”, përfundoi trajneri italian. /Telegrafi/