Juventusi nuk ka arritur më shumë se një barazim pa gola 0-0 në udhëtim te Atalanta në kuadër të xhiros së shtatë në Serie A.
Ka qenë një ndeshje shumë e luftuar, por që Zonja e Vjetër mori një barazim me vlera pasi vendasit kishin disa raste të mira shënimi.
Portieri polak, Wojciech Szczesny ishte një nga lojtarët më të mirë në fushë, teksa priti me mjeshtëri goditjen e lirë të Luis Muriel.
E trajneri i Juventusit, MassimilianoAllegri u kujdes që të lavdërojë portierin e tij për pritjen e madhe.
“Szczesny është një nga portierët më të mirë në Evropë. Fatkeqësisht, ndodhin mbrëmje të këqija. Ne nuk humbëm për shkak të tij, pasi e rregulluam lojën”, ka thënë Allegri.
“Jam i kënaqur me paraqitjen. Nuk ishte e lehtë, por luajtëm 60 minuta të mira. Kishim disa probleme nga pikëpamja teknike, duhet të kishim vertikalizuar më shumë”.
“Ne mund të ishim më të saktë dhe të qetë në pjesën e parë, por djemtë ishin shumë të mirë, duke luajtur një lojë të mirë”, tha Allegri. /Telegrafi/