Juventusi ka marrë një barazim në Derby d’Italia përballë Interit 1-1.
Bardhezinjtë në këtë takim u futën si kampionët e ri të Italisë, pasi edhe këtë vit për herë të tetë radhazi dominuan kampionatin italian.
Pas barazimit ndaj Interit, trajneri Massimiliano Allegri ka thënë se në pjesën e parë bënë gabime, ndërsa në të dytën është argëtuar.
“Në pjesën e parë kemi qenë në vështirësi, kemi humbur disa topa që kanë mundur të na kushtojnë”.
“Pjesa e dytë ka qenë krejtësisht ndryshe dhe jam argëtuar shumë”, deklaroi Allegri.
Tutje trajneri italian u pyet për golashënuesin Cristiano Ronaldo, pasi gazetarët italian thanë se vetëm ai shënon.
“Është e vështirë të shënoj ndonjë futbollist tjetër kur ai është në fushë. Ronaldo është një vrasës, një sulmues ndryshe nga të tjerët”, deklaroi Allegri. /Telegrafi/