Telegrafi

Allegri e turpëron talentin 18-vjeçar: E fut në ndeshje, ai shkakton penallti dhe trajneri italian e largon menjëherë nga fusha

Joseph Nonge Boende do ta mbajë gjatë lojën me Napolin, një ndeshje ku ai është turpëruar nga trajneri i tij Massimiliano Allegri.

Mesfushori i talentuar belg u fut në lojë në minutën e 76-të në vend të Fabio Mirettit, por ndeshja me Napolin nuk ishte më e mira për të.

18-vjeçari shkaktoi penallti duke ndërhyrë në Victor Osimhen dhe me atë penallti Napoli fitoi ndeshjen.

Gabimi i Nonges nuk i ka pëlqyer aspak trajnerit italian Allegri i cili vendosi ta turpërojë atë përkundër se ishte minuta e 90-të.

Allegri e largoi nga loja mesfushorin e talentuar belg dhe në vend të tij e futi mbrojtësin Danilo.

Trajneri italian ka marrë kritika të mëdha nga tifozët për gjestin e bërë ndaj mesfushorit, ku shumica mendojnë se nuk është dashur të largonte nga loja për ta demotivuar për të ardhmen.

Megjithatë reagimi i mesfushorit ka ardhur menjëherë në llogarinë e tij në Instagram duke pranuar gabimin dhe duke kërkuar falje.

“Kam bërë një gabim. Marr përgjegjësinë e plotë, ju kërkoj falje shokëve të skuadrës dhe tifozëve. Faleminderit për mbështetjen tuaj, kohë për të rivendosur dhe për të qëndruar të fokusuar në fund të sezonit”, ka shkruar Nonge. /Telegrafi/