Telegrafi

Allegri e konfirmon të ardhmen: Do të qëndroj te Juventusi

Massimiliano Allegri (Photo by Michael Steele/Getty Images)

Max Allegri ka folur pas ndeshjes me Ajaxin ku Juventusi është eliminuar nga Liga e Kampionëve.

Ai pas ndeshjes e ka konfirmua të ardhmen duke thënë se do të qëndrojë të Juve.

“E ardhmja? Kam folur me presidentin, ia kam komunikuar dëshirën time”.

Allegri (Photo by Valerio Pennicino/Getty Images)

“Dua të qëndroj te Juventusi dhe do të flasim me drejtuesit për të programuar të ardhmen”.

Edhe presidenti i Juves, Andrea Agnelli, deklaroi se në fund të sezonit do të ulen dhe do të bisedojnë me trajnerin për vazhdimin e kontratës.

Cristiano Ronaldo . (Photo by Michael Steele/Getty Images)

Juventusi në fundjavë mund të stoliset me titullin e tetë me radhë. /Telegrafi/