Massimiliano Allegri e pranon që mënyrën e vetme që Juventusi të ngre nivelin është që pas shtatë tituj radhazi në Serie A ta fitojë Ligën e Kampionëve.
Trajneri dhe disa lojtarë morën pjesë sot në një ngjarje sponsorizimi dhe diskutuan për ambiciet e tyre në fushatën aktuale.
“Ekipi po bën shumë mirë dhe historia e Juventusit flet qartë: në shtatë vitet e fundit, ka pasur shtatë tituj të Serie A dhe dy finale të Ligës së Kampionëve”, ka thënë Allegri.
“Ruajtja e atij niveli është gjithnjë e më e vështirë. Nëse duam të ngremë nivelin edhe më shumë dhe ka vetëm një gjë për të bërë: të fitojmë Ligën e Kampionëve”.
Real Madridi ka fituar Ligën e Kampionëve për tre vjet me radhë, por duket se po kalon një sezon të dobët ku u shkarkua edhe Julen Lopetegui.
“Ekziston një konkurrent i fortë që ne do të gjejmë në fund të Ligës së Kampionëve dhe ai është Barcelona”.
“Duhet të jemi gati. Prej marsit e tutje, është një turne tjetër, ku edhe kemi nevojë për pak fat, pa lëndime dhe të gjithë të jemi në gjendje të mirë”.
“Liga e Kampioneve është e përbërë nga momente, kështu që ne duhet të jemi të zgjuar dhe me fat. Serie A mbetet objektivi numër një dhe kjo është më shumë si një garë çiklizmi e vendosur në shumë faza. Pastaj është edhe Coppa Italia”.
Interi fitoi 3-0 ndaj Lazio dhe u ngjit në vendin e dytë me Napolin, që kanë gjashtë pikë prapa Juventusit.
“Unë besoj se Interi është bërë për ta luftuar së bashku me Napoli dhe Juve për Scudetto. Ata humbën në shtëpi në Parma, por ishin të pafat atë ditë”.
“Luciano Spalletti ka shumë përvojë dhe e ka kthyer Interin në Ligën e Kampionëve. Duhet të kemi respekt të madh për Interin dhe Napoli, pasi Carlo Ancelotti vazhdon të marrë rezultate”, ka thënë Allegri. /Telegrafi/