Massimiliano Allegri dhe Carlo Ancelotti janë në mesin e favoritëve për ta marrë drejtimin e Tottenham Hotspur pas shkarkimit të Mauricio Pochettinos.
Klubi anglez njoftoi të martën se e ka shkarkuar trajnerin e deritanishëm për shkak të rezultateve të dobëta në këtë sezon.
Mediat sportive menjëherë kanë nisur të përmendin emrat e kandidatëve të mundshëm për ta plotësuar vendin e tij.
Ish-trajneri i Juventusit dhe trajneri i Napolit janë përfshirë në listën e favoritëve për ta marrë drejtimin e Spursave.
Allegri është pa klub prej se vendosi të largohej nga Zonja e Vjetër, ndërsa Ancelotti ka edhe dy vite në kontratën e tij, mirëpo nuk po kalon çaste të mira në San Paolo. /Telegrafi/