Juventusi pritet t’i ofrojë kontratrë të re Massimiliano Allegri , por ai kërkon kontratë për katër vite dhe rritje page.
Trajneri nga Livorno ka qenë i lidhur me një kalim te Arsenali ku shihet si zëvendësues i Arsene Wenger.
Pastaj u flit edhe për një interesim të Barcelonës, dhe kjo ka bërë që klubi Bianconeri të vihet në lëvizje.
Sipas Il Tempo, Allegri i ka kërkuar klubit kontratë katërvjeçare me një pagë prej 5 milionë euro në sezon dhe vendim të plot mbi skuadrën e parë.
Kjo do të ishte një vazhdim i kontratës pasi Allegri do të jetë i lidhur me Juven deri në vitin 2018.
Gazeta shkruan se trajneri i ka dhënë klubit të vendos deri në marr, për propozimin e tij. /Telegrafi/