Site icon Telegrafi

Allegri: Bonucci e kishte gabim

Bosi i Juventusit, Massimiliano Allegri, ka pranuar se Leonardo Bonucci nuk i është qasur si duhet situatës së Moise Kean.

Juventusi mund të sigurojë titullin e tetë rresht në rast se rezultatet këtë javë shkojnë si duhet.

Por, festa e mundshme u la në hije nga ngjarjet kontraverse që përfshinë thirrjet racise të tifoëve të Cabliarit në drejtim të talentit Moise Kean dhe deklaratës së Bonuccit që fajësoi pjesërisht edhe bashkëlojtarin e tij.

“Racizmi gjithmonë duhet të akuzohet dhe të luftohet. Kurrë nuk duhet të justifikohet”.

https://youtu.be/MXMLF2QTcMk

“Bonucci e shprehu veten keq pas një ndeshje, por menjëherë i kërkoi falje dhe sqaroi atë që ka dashur të thotë”.

“Jam i lumtur se si Kean është duke u zhvilluar. Gjë e rëndësishme është se për t’u bërë lojtar i madh, atij i duhet baraspesha dhe nivel i lartë mental”, deklaroi Allegri. /Telegrafi/

Exit mobile version