Telegrafi

Allegri beson se Higuain mund të luajë

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri, thotë se ai do ta shqyrtojë situatën e Gonzalo Higuain, por ka besim se ai mund të luaj.

Sulmuesi u operuar ma herët gjatë javës në dorë duke e vënë në dyshim për sfidën ndaj Naoplit.

Ditët e fundit janë rritur gjaast që El Pipita të luajë në derbin e madh të futbollit italian.

“Lichtsteiner është jashtë sfidës”.

Lexo po ashtu Lajmet e fundit rreth Juventusit

“Cuadrado ka stërvitur me Bernardeschin, por duhet që të vlerësoj situatën”.

“Sa për Higuainin, dora po i dhemb, megjithatë ai mund të jetë i gatshëm. Ne do të shohim. Le të themi se kam besim”.

“Le të shohim si do të bëhet, sa dhimbje ka, sepse është pa poentë që të rrezikohet ai për një lojë kur kemi 30 tjera deri në fund të sezonit”.

“Kështu që duhet të gjykojmë gjërat mirë së bashku me të”, potencoi Max. /Telegrafi/