Massimiliano Allegri mendon se Juventusi ka mundur të marr më shumë kundër PSG-së.
Bianconerët pësuan humbje m rezultat 2-1 në Paris në ndeshjen hapëse të Grupit H të Ligës së Kampionëve.
“Kemi luajtur një lojë të mirë, është një shans i humbur, duhet të ishim më të qartë në minutat e fundit”.
“Duhej të krijonim më shumë raste në të majtë, nuk e bëmë sa duhet. Mund të kishim qenë të rrezikshëm në ato situata me McKennie në të djathtë. Ne duhet të përmirësohemi, është një shans i humbur’.
Ready to fire up in France 🔥#PSGJuve #JuveUCL pic.twitter.com/7WnLXL7uHO
— JuventusFC 🇬🇧🇺🇸 (@juventusfcen) September 6, 2022
“Ndonjëherë ne rrezikuam, ata kanë sulmuesit më të shpejtë në botë, por ne u mbrojtëm më mirë në pjesën e dytë dhe ne duhet të vazhdojmë të përmirësohemi.”
“Ajo që është e vështirë është kur nuk e ke topin, ndonjëherë ne shpërqendroheshim në pjesën e parë. Ne kishim më shumë guxim në pjesën e dytë. Kemi bërë një lojë të mirë, por duhet të jemi të mërzitur nga rezultati”.
A 5⃣th super sub strike in ⚪️⚫️ for @WMckennie 🪄#PSGJuve #JuveUCL pic.twitter.com/pZqemizmQe
— JuventusFC 🇬🇧🇺🇸 (@juventusfcen) September 6, 2022
“Ne kemi disa lojtarë jashtë me cilësi fizike dhe teknike specifike. Më duhej të përshtatja McKennie në të djathtë”, ka thënë Allegri pas ndeshjes. /Telegrafi/