Juventusi ka kaluar në çerekfinale pasi e mposhti Porton me rezultat të përgjithshëm 3-0.
Trajneri i Juventusit, Max Allegri, nuk është ndarë i kënaqur me lojën e skuadrës edhe pse fituan 1-0.
“Duhet të përmirësojmë kualitetin e lojës. Objektivi ishte të arrijmë në top-tetë tani të shohim me kë do të ballafaqohemi”.
“Duhet të përmirësojmë lojën sepse në pjesën e dytë lamë shumë për të dëshiruar, pasi që rezultati nuk është gjithçka”.
“Pa marrë parasysh se me kë na bie, do të përballemi me ta me uri, entuziazëm dhe dëshirë për të përmirësuar vetën tonë”, ka thënë Allegri. /Telegrafi/