Massimiliano Allegri pritet ta nënshkruajë kontratën e re me klubin deri në vitin 2019, me një pagë prej 7 milionë euro.
Trajnerit italian i mbyllet kontrata me Juventusin në vitin 2018, por do t’i shtohet edhe një vit, për ta larguar interesimin e Arsenalit dhe Paris Saint-Germainit.
Sipas Sky Sport Italia, Allegri do ta nënshkruajë kontratën nesër me një rritje të ndjeshme të pagës.
Ai aktualisht fiton 5.5 milionë euro plus bonuset dhe tani do të fitojë 7 milionë euro.
Allegri do të jetë trajneri më jetëgjatë te Juventusi që nga epoka e Marcello Lippit.
Ai ka fituar tre tituj kampioni dhe tre Kupa të Italisë në tri vite, ndërsa ka luajtur dy herë edhe në finale të Ligës së Kampionëve. /Telegrafi/