Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri, ka folur për blerjen e re dhe më të madhen në histori të klubit Cristiano Ronaldon.
Sipas tij ardhje e CR7 është një hap i madh i klubit, por edhe i futbollit italian.
Ai shtoi se do të takohet me Ronaldon të hënën kur do të bëhet edhe prezantimi tij.
“Blerja e Ronaldos mendoj se është shumë e rëndësishme, një hap cilësor për shoqërinë dhe për të gjithë ambientin”.
“Nuk kam folur asnjëherë me Ronaldon, por besoj se do takohemi të hënën, kur të bëhet edhe prezantimi zyrtar”.
“Sa i përket triumfit në Ligën e Kampionëve, me blerjen e Ronaldos do të jemi më të vetëdijshëm për forcën tonë në fushë, por kjo nuk përkthehet në sukses të padiskutueshëm”.
“Çdo vit te Juventusi e përjetoj si një cikël të ri, por këtë herë merr edhe më shumë vlerë, pasi po bëjmë një afat kalimtar të denjë për klube të mëdha”, ka thënë Allegri. /Telegrafi/