Telegrafi

Allegri ankohet për lojtarët e tij

Juventusi ka arritur të triumfojë në Palermo, falë një autogoli me rezultat minimal 1:0.

Por duket se loja e treguar nga skuadra e tij, nuk e ka kënaqur trajneri Maximiliano Allegri.

Italiani ka deklaruar pas ndeshjes se teknikisht lojtarët e tij po gabojnë.

“Të marrim këto pikë dhe t’i dërgojmë në shtëpi pa bërë shumë fjalë. Jam i lumtur sepse shpeshherë rezultati 1:0 tregon se skuadra di të vuajë, di të sakrifikojë dhe kjo është një cilësi e rëndësishme në një grup”.

“Por, në të njëjtën kohë, kjo nuk do të thotë se gjërat po shkojnë mirë, ndonëse të tilla rezultate i vënë të gjithë lojtarët të mendojnë dhe të përmirësohen”.

“E theksova edhe përpara këtij takimi, Palermo është një ekip që gëzonte shëndet të plotë dhe ishin tepër të rrezikshëm. Por ne arritëm që të dalim si fitimtarë nga kjo ndeshje dhe jam i gëzuar”.

“Është gjithashtu e vërtetë se po gabojmë shumë në aspektin teknik. Humbim topa me shumë, na mungon diçka në ndërtimin e lojës, por edhe përpara portës nuk jemi shumë të kthjellët”, deklaroi Allegri. /Telegrafi/