Massimiliano Allegri është në planet e Manchester Unitedit për të zënë vendin e Ole Gunnar Solskjaer – bën të ditur The Express.
Trajneri norvegjez është nën presion të shkarkimit, duke qenë se nuk po i plotëson pritshmëritë te Djajtë e Kuq.
Kjo ka bërë që mediat sportive të spekulojnë për emra të ndryshëm, të cilët mund ta zënë vendin e tij në Old Trafford.
Ish-trajneri i Tottenham Hotspur, Mauricio Pochettino, është përmendur si i pari në listë në rast se Solskjaer shkarkohet nga Unitedi.
Ndërsa Allegri është identifikuar si alternativë. Strategu italian është pa punë prej se u largua nga Juventusi në verën e vitit 2019. /Telegrafi/