Massimiliano Allegri sonte do ta përjetojë ndeshjen e 200-të në drejtimin e Juventusit kundër Fiorentinës.
Trajneri toskan erdhi te Juventusi para tri vite e gjysmë për ta zëvendësuar Antonio Conte, duke fituar tre tituj kampioni radhazi, por edhe tri Kupa të Italisë.
Allegri u largua nga Milani edhe pse e kishte fituar Scudetton në vitin 2011.
Ai në fillimet e tij me Juventusin kishte hasur në vështirësi, por në sezonin e tij të parë ishte shumë afër që ta fitonte tripletën, duke humbur në finale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës.
Conte kishte zhvilluar 152 ndeshje me Juventusin si trajner, me një përqindje prej 67.1 të fitoreve.
Allegri qëndron më mirë pasi pas 199 ndeshjeve në stolin e Zonjës së Vjetër, ka arritur t’i fitojë 70.85 për qind të ndeshjeve me : 141 fitore, 32 barazime dhe 26 humbje.
Suksesit të tij me Juven i mungon vetëm Liga e Kampionëve, pasi në futbollin italian nuk i ka lënë askujt që të merr trofe në tri vite.
Nën drejtimin e tij Juventusi ka luajtur në dy finale të Ligës së Kampionëve, ku ka pësuar nga Barcelona dhe Real Madridit.
Edhe këtë sezon ai mbetet në garë për tre trofe. /Telegrafi/
Massimiliano Allegri te Juventusi
Ndeshje: 199
Fitore: 141
Barazime: 32
Humbje: 26
Sukseset: Serie A [2014-15, 2015-16, 2016-17], Kupa e Italisë [2014-15, 2015-16, 2016-17], Sueprkuap Italiana [2015], Trajner i vitit në Serie A [2015, 2016], Çmimi ‘Enzo Bearzot’ [2015] ‘Panchina d’oro’ [2014-15].