Gabriel Jesus u përjashtua nga ndeshja që Brazili e zhvilloi ndaj Kilit.
Selecao fituan 1-0 në çerekfinalen e Kups së Amerikës me golin e Lucas Paquetas menjëherë pas pjesës së parë.
Por, vetëm disa minuta pasi mesfushori i Milanit shënoi golin që doli të ishte i fitores, Gabriel Jesusit karton i kuq për ndërhyrjen ndaj Eugenio Mena në stilin kung-fu.
Gabriel Jesus has just been sent off… pic.twitter.com/fcNwp4ulPK
— City Report (@cityreport_) July 3, 2021
Sulmuesi i Manchester City kishte sytë në top, por Mena e largoi me kokë përpara se lojtari të arrinte atje, duke rezultuar në një ndërhyrje të tepër të rrezikshme nga 24-vjeçari.
Veprimi i Jesus ishte e ngjashme me lëvizjen e përdorur nga dy herë kampioni i WWE-së, Drew McIntyre, i cili reagoi në mediat sociale.
Pa pasur nevojë në konsultim në VAR, gjyqtari Patricio Loustau i dha kartonin e kuq lojtarit që luan në Ligën Premier, duke e përjashtuar nga sfida. /Telegrafi/
— Drew (@DMcIntyreWWE) July 3, 2021