Prezantuesja e njohur shqiptare, Alketa vejsiu, ka qenë shumë e angazhuar gjatë këtij viti.
Ajo ka moderuar programin e saj të njohur “Në kurthin e Piter Panit”, teksa në shkurt të këtij viti i bëri krenarë të gjithë shqiptarët, kur u zgjodh si prezantuese e “Sanremos”.
Pas angazhimeve të shumta me muaj të tërë, Vejsiu duket se ka gjetur më në fund pak kohës për veten e saj.
Në rrjetin social Instagram, ajo ka publikuar disa fotografi nga pushimet verore, të cilat po i kalon në jug të Shqipërisë.
Alketa duket mjaft në formë të mirë trupore, teksa këtë e dëshmoi gjatë publikimit të disa fotografive me biknii gjatë pushimeve.
Në një palë bikini të zeza të lidhura mes vete, prezantuesja e njohur theksoi mjaft mirë fizikun e saj, për të cilin edhe është komplimentuar nga ndjekësit. /Telegrafi/