Këngëtarja e njohur Ariana Grande ka filluar turin e saj “Dangerous Woman” në shkurt të 2017, i cili do të vazhdojë deri në fund të shtatorit.
Pjesë e këtij turi, duket se është bërë edhe moderatorja e njohur shqiptare Alketa Vejsiu, e cila ka pasur fatin të takojë Ariana-n nga afër, e veç kësaj të bëjë edhe një foto kujtimi me të.
Sot, Alketa ka publikuar foton në Instagram e bashkangjitur me të shkruan:
“Me Ariana Grande, fenomenin e jashtëzakonshëm. Unë e kam takuar atë gjatë turit ‘Dangerous Women’ dhe është një eksperiencë shumë e mirë”.
Sigurisht që ky do të jetë një kujtim shumë i veçantë për moderatoren dhe pas këtij takimi, mund të themi se janë bashkuar gratë e ‘’rrezikshme’’! /Blitz/Telegrafi/