Telegrafi

Vdes personi i alivanosur në Komunën e Prishtinës

Një person ka ndërruar jetë sot rreth orës 08:30 në rrugën “UÇK”, në ndërtesën e Komunës së Prishtinës.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth 08:30, kemi pranuar informatën për një person të alivanosur në rrugën ‘UÇK’ në Prishtinë, saktësisht në ndërtesën e komunës. Me të arritur në vend ngjarje është konstatuar se personi është pa shenja jete. Viktima në këtë rast është një person (mashkull), vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. Hetuesit policor në koordinim me prokurorinë përkatëse janë duke punuar për të sqaruar të gjitha rrethanat që lidhen me rastin”, ka thënë Ahmeti.

E plotësuar:

Një qytetar është alivanosur sot në orët e mëngjesit brenda objektit të Komunës së Prishtinës.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Muhedin Nushi.

Sipas tij, në vendin e ngjarja ka arritur ambulanca dhe Policia e Kosovës.

“Një qytetar është alivanosur brenda objektit të komunës. Në vendin e ngjarjes  ka arritur ambulanca dhe Policia e Kosovës”, ka thënë Nushi. /Telegrafi/