Përfaqësuesit e subjekteve politike po debatojnë se kush do t’i fitojë zgjedhjet parlamentare që do të zhvillohen me 6 tetor.
Zyrtari i Vetëvendosjes, Liburn Aliu, ka thënë se i vetmi kusht për të pasur ndryshim në Kosovë është fitorja e Vetëvendosjes.
Aliu, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka thënë se Vetëvendosje duhet t’i fitojë zgjedhjet pasi sipas tij në këtë vend duhet të ketë ndryshim.
“Çfarëdo lloj opsioni tjetër i bie që nuk do të ketë ndryshim ose do të ketë përpjekje për t’u dukur si ndryshim. Nevoja për ndryshim e sjellë nevojën për Lëvizjen Vetëvendosje”.
Zyrtari i Vetëvendosjes thotë se qytetarët janë “stërlodhur nga situata e rëndë dhe poshtërimi që po u bëhet atyre”.
Aliu thotë se nga takimet që këta i bëjnë me qytetarë e kanë të çartë se Vetëvendosje do të jetë fituese e këtyre zgjedhjeve dhe sipas tij do t’i prijë ndryshimeve në vend./Telegrafi/