Debat i ashpër me replika e kundër replika është zhvilluar në RTV Dukagjini mes përfaqësuesve të subjekteve politike për zgjedhjet parlamentare të 6 tetorit.
Zyrtari i Vetëvendosjes, Liburn Aliu, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka thënë fushata e PDK-së me moton “kundër korrupsionit” është kopjuar nga Pablo Eskobar.
“Në vitin 1982 Pablo Eskobar në Kolumbi thelb të fushatës së tij zgjedhore e kishte luftimin e korrupsionit”.
Aliu, ka thënë se PDK më këtë ligj do të bëjë amnesti për ata që kanë fituar paligjshëm pasurinë, por sipas tij “Vetëvendosje nuk do ta lejojë këtë gjë”.
Zyrtari i Vetëvendosjes thotë se projektligji i PDK-së për konfiskimin e pasurisë amniston zyrtarët dhe u jep atyre mundësinë “të mos tregojnë si e kanë bërë milionin e parë”.
“Me ligjin e PDK-së do të hetohet vetëm pasuria që është fituar në dhjetë vitet e fundit”, shtoi Aliu./Telegrafi/