Site icon Telegrafi

Aliu: Shumicën në Kongres, në Kuvend dhe në Kryesi të ASH-së e ka Arben Taravari

Azir Aliu nga radhët ASH-së, krahu i Taravari, në konferencën e sotme për shtyp tha se Kongresi i jashtëzakonshëm që do të mbahet të dielën nga krahu i Selës në ASH është i jashtëligjshëm.

Lexo po ashtu Shpalli kandidaturën për president të RMV-së, Taravari: Fola me Kurtin dhe Ramën

Aliu tha se sipas statusit, Kongresi mund të thirret vetëm me kërkesë të kryetarit të partisë ose me kërkesë të 2/3 të përbërjes së Kuvendit të partisë.

Aliu thotë se kanë dëshmi që krahu i Selës në ASH ka bërë falsifikime dhe uzurpime të identitetit të kuvendarëve.

“Duhet të kenë 2/3 e kuvendarëve legjitim të Kuvendit të partisë, por kanë votuar siç thash më lartë vetëm 69 prej tyre. Konstatojmë se kjo është shkelje e rëndë e statutit të partisë, por edhe vepër penale pasi nënkuptohet se është bërë manipulim i listës së kuvendarëve dhe në fund, përveç shkeljeve satutare të konfirmuara siç përmenda dhe të tjerave që jemi në proces për t’i konfirmuar në vijim, vendimet e nxjerra nga i ashtuquajturi Kuvend i 10.02.2024, mund të përbëjnë edhe vepra penale në rast se vërtetohen se për iniciativën për shkarkim të kryetarit, si dhe për thirrjen e Kongresit, nuk kanë votuar 2/3 e kuvendarëve legjitim të partisë sonë.

Pra, edhe njëherë përpara jush dua të theksoj se shumicën në Kongres, shumicën në Kuvend dhe shumicën e Kryesisë së partisë e ka kryetari Taravari”, tha mes tjerash Aziri.

Exit mobile version