Site icon Telegrafi

Aliu i reagon Veselit për Thaçin: Serbia s’pati si t’i ndal ata që rrinin “larg vijave të frontit”

Deputeti i LVV-së, Liburn Aliu, ka reaguar ndaj deklaratave të sotme të kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli, i cili kishte thënë se presidentin Hashim Thaçi s’ka mundur ta ndalte Serbia e lërë më Xhelal Sveçla.

Përmes një shkrimi në Facebook, ka Aliu se Serbia s’ka mundur t’i ndalë shumë shqiptarë, por thotë se disa të tjerë s’ka pasur si t’i ndalë meqë kanë qëndruar “larg vijave të frontit”

“Krahasimi i Xhelal Sveçlës, ushtrues i detyrës së Ministrit të Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, me Serbinë, nga Kryetari i PDK-së, z. Kadri Veseli, flet shumë për Veselin dhe rehabilitimin që Presidenti Thaçi ia kanë bërë Serbisë sistematikisht tash e 20 vjet. Shumë shqiptarë, Serbia njëmend nuk ka mundur t’i ndali, prandaj jemi çliruar, prandaj janë edhe dëshmorët, ndërsa disa të tjerë nuk ka pasur se si t’i ndal Serbia sepse ia kanë mbajt skajeve ose rrinin “larg vijave të frontit””, ka shkruar Aliu.

Reagimi erdhi pasi së fundi u raportua se presidenti Thaçi kishte sjellë nga Tirana kreun e AKR-së, Behgjet Pacolli.

Ky i fundit sipas MSh-së, do të karantinohet posa të arrijë në Kosovë.

Sipas vendimit, me anë të së cilit kosovarët që vijnë nga jashtë, izolohen në konviktet e studentëve në Prishtinë. /Telegrafi/

Exit mobile version