Site icon Telegrafi

Aliu: Pakoja e Rimëkëmbjes Ekonomike do të jetë 1.1 miliard euro, do t’i dedikohet sektorëve strategjik

Zëvendësministri i Financave dhe Transfereve, Ilir Aliu në një intervistë për emisionin “Përballje ditore”, me kryredaktorin Muhamet Hajrullahu në Telegrafi.com ka thënë se Pakoja e Rimëkëmbjes Ekonomike pas pandemisë së COVID-19 do të jetë në vlerën e 1.1 miliard eurove.

Aliu thotë se kjo pako do të jetë gjithëpërfshirëse dhe do t’i dedikohet sektorëve strategjik.

“Jemi në mënyrë intensive duke punuar në Pakon e Rimëkëmbjes Ekonomike, e cila është shumëfish më e madhe se kjo Pakoja Emergjente e cila ka qenë më shumë për mbijetesë. Është përfshirë një shumë për mbi 1 miliard euro, e cila duhet të dedikohet për sektorët strategjik, mirëpo do t’i përfshijë të gjithë ndërmarrësit në Kosovë”, tha Aliu.

Ai tregon se kjo pako do të bëjë garantimin e kredive dhe subvencionimin e granteve.

“Do të bëjmë garantimin e kredive, subvencionimin e granteve, ku të gjitha do të përfshihen në pako”, tregon ai.

Aliu në këtë intervistë tregon se ende është duke u punuar në hartimin e kësaj pako.

Zëvendësministri i MFT-së, Ilir Aliu në intervistë për  për emisionin “Përballje ditore”,  Telegrafi.com

“Detajet ende nuk janë për t’u diskutuar në opinion, sepse komisioni ende është duke punuar. Pakoja do të jetë 1.1 miliard euro. Ndoshta do të kenë përparësi prodhuesit dhe eksportuesit, gjithashtu shtresa më e ndjeshme e biznesit, siç është biznesi i grave”, tregon Aliu.

Gjithashtu, ai në këtë intervistë ka folur edhe për keqpërdorimet e mundshme që janë bërë nga aplikuesit në Pakon Emergjente Fiskale dhe vonesat e ekzekutimit të pagesave si dhe për kritikat nga ekonomistët dhe opozita për vonesat që janë bërë në pako. /Telegrafi/

Exit mobile version