Site icon Telegrafi

Aliu: Mashtrimi i Haradinajt për zvogëlim të pagës, më skandaloz se i Labinot Tahirit

Një deklaratë e kryeministrit Haradinaj sot për zvogëlimin e pagës, ka nxitur reagimin e deputetit të Vetëvendosjes, Liburn Aliu.

Në një postim në rrjetin social Facebook, Aliu e ka cilësuar deklaratën e Haradinajt si skandaloz.

Madje Aliu ka shkruar se “deklarata e Haradinajt, është më skandaloze se mashtrimi i Labit me pasaportë”.

“Mashtrimi i Kryeministrit me pretendimin se ka kërkuar zvogëlim të pagës së tij, është më skandaloz se mashtrimi i Labit me pasaportë”, ka shkruar Liburn Aliu në rrjetin social Facebook.

Lexo po ashtu Haradinaj kërkon që t’i zvogëlohet rroga

Ndryshe deklaratat për zvogëlimin e pagës, i dha sot gjatë ditës gjatë një takimi me minatorët e Trepçës.

Haradinaj tha se i vetmi që do të pësojë ulje të pagës me Ligjin e ri, është vetëm kryeministri.

“Kam kërku prej këtyre që e bëjnë ligjin, me e ulë vetëm një pagë, të kryeministrit, vetëm atë kam thënë ule. Mos me prek asnjë pagë që paguhet prej publikut, kryeministrit po, i takon me e ulë. Kam kërku krejt sektorëve me iu rritë, 80 milionë e shtojmë koston e ligjit në vit, qetash. E kam pa që me ligj, me mandat qeverisës, hala pa shku në fund të mandatit pak para zgjedhjeve që jemi kah veprojmë kështu”, deklaroi kryeministri Haradinaj. /Telegrafi/

 

Exit mobile version