Telegrafi

Aliu: LDK e PDK në momente kritike bëhen bashkë, nuk dihet kush kënd e bëri si veten

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Liburn Aliu ka thënë se në momente kritike LDK-ja dhe PDK-ja bëhen bashkë.

Ai ka shtuar se nuk dihet origjina se kush kënd e ka bërë si veten.

“Që të dyja janë të njëjta dhe janë bashkë në momentet kritike. Kush cilën e ka bërë si veten a e ka bë LDK-ja PDK-në si veten apo anasjelltas”, ka thënë Aliu.

Aliu ka shtuar se PDK-ja kritikon në vazhdimësi por kur vjen puna te momenti kritik, bashkohet.

“Skena politike në Kosovë është duke u diferencua, kemi LVV-në një anë dhe të gjithë të tjerët në anën tjetër. Ju mund të jeni bashkë edhe pak, mund të vazhdoni t’i bëni dëme këtij vendi bashkë edhe pak. U bëtë bashkë me rrëzua Qeverinë Kurti, edhe kur ke puna te buxheti…”, tha Aliu.

Deputeti i LVV-së, shtoi se sot na sillni një pako se a ka qenë në iniciativë të LDK-së apo PDK-së.

“Keni kohë edhe pak, shkoni deri në fund përkeqësojeni edhe më tej. Rezultatin e kësaj pakoje të rimëkëmbjes shumë shpejt do ta kuptojmë të gjithë”, u shpreh Aliu. /Telegrafi/