Site icon Telegrafi

Aliu: Lajmi për vdekjet në Klinikën Infektive tronditën qytetarët, nga kjo gjendje dilet vetëm me largimin e Qeverisë Hoti

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Liburn Aliu, ka thënë se vendi është duke shkuar drejt një gjendje të pasigurisë për shkak të rritjes së numrit të personave të infektuar me COVID-19, dhe rasteve të vdekjes.

Aliu ka deklaruar se nga kjo gjendje dilet vetëm me largimin e Qeverisë Hoti dhe mbajtjen e zgjedhjeve të reja.

Në fjalimin e tij në Kuvend, deputeti ka theksuar se lajmi për vdekjet po tronditë qytetarët, transmeton Telegrafi.

“E diela që shkoj ishte më të vërtetë shqetësuese për të gjithë qytetarët e Kosovës. Lajmi për vdekjet e shumta në Klinikën Infektive tronditën dhe shkaktuan pasiguri dhe frikë kudo në vendin tonë. Duke qenë në mesin e pandemisë dhe rritjes së rasteve të të infektuarave, qytetari nuk ka ku t’i mbajë shpresat përveç të shteti, tek sistemi shëndetësor dhe funksionimi i tij. Pacientët që ishin të shtrirë për të kërkuar shërbime shëndetësore gjenden pikërisht vdekjen në dorën e sistemit shëndetësor”, tha ai.

Deputeti i LVV-së, deklaroi se në klinika ku po trajtohen pacientët me coronavirus ka probleme me rënie të sistemit të oksigjenit.

“Po flitet për rënie të sistemit të oksigjenit qendror, për diçka teknike që brenda minutash hodhi poshtë të gjithë punën dhe mundin e personelit mjekësor dhe solli vdekjen e pacientëve. Ky sistem i oksigjenimit ra sërish dje dhe mund të kishte vdekje. Nuk është puna te personeli shëndetësor, por janë përgjegjësi menaxheriale”, theksoi ai.  /Telegrafi/

Exit mobile version