Telegrafi

Aliu: Gabim i Vetëvendosjes ka qenë që nuk punoi me 6 tetor për t’i bërë 60 deputetë

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Liburn Aliu thotë se fuqizimi i Vetëvendosjes ka ndikuar në reformimin e subjekteve tjera politike.

Aliu në ”Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini thotë se gabim i Vetëvendosjes ka qenë në zgjedhjet e gjashtë tetorit nuk i bëmë 60 deputetë.

“Ndoshta nuk kemi ditur të jemi mirë të artikuluar e t’i bëjmë 60 deputetë. Në zgjedhjet e ardhshme do t’i bëjmë”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Deputeti i LVV-së thotë se partitë tjerë kur e kuptuan se qeverisja e Kurtit nuk ishte si të tjerat u bënë bashkë dhe e rrëzuan.

Aliu thotë se ka figura të shumta në LDK që vazhdojnë të kenë respekt.

“Në fushatë deklarimet e LDK-së ishin aq të mira sa që gati nuk kishte rëndësi kush do të dilte i pari”.

Deputeti i LVV-së thotë se pos LDK-së edhe në PDK ka njerëz për të cilët ka respekt.

Lexo po ashtu Aliu: Në LVV nuk pati vendim, por kishte një disponim që Murat Jashari të jetë kryeministër konsensual

“Në PDK kam shokë që kam pasur në burg dhe për të cilët kam respekt edhe pse zëri i tyre mund të jetë minor”.

Aliu thotë se forcimi i Vetëvendosjes ka ndikuar në reformimin e subjekteve tjera politike./Telegrafi/