Telegrafi

Aliti me autogol prish festën e Hadergjonajt që kishte realizuar minuta më herët

Florent Hadergjonaj dhe Fidan Aliti kanë luajtur 90 minuta në sfidën spektakolare mes Alanyaspor dhe Adana Demirspor që përfundoi me barazim 3-3.

Dy futbollistët kosovarë ishin protagonist në këtë takim, me Hadergjonajn që shënoi gol dhe Aliti që në fund realizoi autogol.

Ishte minuta e 77-të e ndeshjes, kur Novias i vendasve humbi penalltinë dhe topi shkoi te Florent Hadergjonaj që realizoi golin e tij të parë me fanellën e Alanyaspor.

Megjithatë festa e Hadergjonajt u prish nga bashkëkombësi i tij, Fidan Aliti.

Një goditje e fuqishme nga mysafirët bëri që Aliti padashje të realizonte në portën e tij për barazim 3-3.

Të dy mbrojtësit dardan janë lojtarë shumë të rëndësishëm për Alanyasporin dhe titullar të padiskutueshëm. /Telegrafi/