Florent Hadergjonaj dhe Fidan Aliti kanë luajtur 90 minuta në sfidën spektakolare mes Alanyaspor dhe Adana Demirspor që përfundoi me barazim 3-3.
Dy futbollistët kosovarë ishin protagonist në këtë takim, me Hadergjonajn që shënoi gol dhe Aliti që në fund realizoi autogol.
Ishte minuta e 77-të e ndeshjes, kur Novias i vendasve humbi penalltinë dhe topi shkoi te Florent Hadergjonaj që realizoi golin e tij të parë me fanellën e Alanyaspor.
https://twitter.com/FootColic/status/1759188362710204597
Megjithatë festa e Hadergjonajt u prish nga bashkëkombësi i tij, Fidan Aliti.
Një goditje e fuqishme nga mysafirët bëri që Aliti padashje të realizonte në portën e tij për barazim 3-3.
Të dy mbrojtësit dardan janë lojtarë shumë të rëndësishëm për Alanyasporin dhe titullar të padiskutueshëm. /Telegrafi/
https://twitter.com/FootColic/status/1759193592965312892