Site icon Telegrafi

Alisson zbulon klubin ku dëshiron të transferohet pasi të largohet nga Liverpooli

Alisson Becker ka paralajmëruar se cilit klub mund t’i bashkohet në një të ardhme të afërt kur të marrë fund aventura e tij me Liverpoolin.

32-vjeçari cilësohet gjerësisht si njëri prej portierëve më të mirë në botën e futbollit, por gjatë viteve të fundit, ai ka vuajtur shkaku i lëndimeve, diçka që bëri që portieri i dytë Caoimhin Kelleher të fitonte përvojë.

Alisson do të ketë edhe më shumë konkurrencë sezonin e ardhshëm, pasi Giorgi Mamardashvili pritet t’i bashkohet ekipit të Arne Slot më 1 korrik 2025, pasi tashmë është pajtuar për një marrëveshje me Liverpoolin në gusht të këtij viti.

Kjo e lë të ardhmen e Kelleher dhe Alisson ende të paqartë, por që të tre portierët do të garojnë sezonin e ardhshëm për fanellën e titullarit.

Braziliani së fundmi dha një përditësim për të ardhmen e tij duke folur për Vozesdogigante.

“I shikoj të gjitha ndeshjet e Internacional. Unë kam një kontratë edhe për tri vite me Liverpoolin. E ardhmja nuk është definitive për askënd, por në futboll, shpresoj të përmbush kontratën në Angli dhe pas kësaj jam i hapur (për rikthim)”, ka thënë Alisson.

Kontrata aktuale e reprezentuesit brazilian me Liverpoolin skadon në vitin 2026, teksa klubi ka mundësinë e rinovimit edhe për një sezon tjetër.

Kujtojmë se ish-portieri i Romës kishte tërhequr interesimin nga Arabia Saudite verën e kaluar, por kjo lëvizje në fund dështoi./Telegrafi/

Exit mobile version