Portieri i Liverpoolit, Alisson Becker, dëshiron të kthehet në Brazil te Internacionali për përfundimin e karrierës së tij.
Ylli i Redsave kaloi 14 vite te klubi i fëmijërisë dhe dëshiron të kthehet atje për vitet e fundit të karrierës së tij.
28-vjeçari erdhi në Evropë në vitin 2016 te Roma, ndërsa dy vite më pas iu bashkua Liverpoolit për t’u shndërruar në një prej portierëve më të mirë në qarkullim.
“Dua të kthehem në Brazil, mirëpo se kur do të ndodhë kjo, vetëm Zoti e di. E di se Zoti ka diçka për mua, du të ndjek planet e Zotit për jetën time”.
“Mirëpo, dëshira e zemrës time që kur të kthehem në Brazil, nëse Zoti i përgjigjet, është te kthehem te Inter(nacionali), në shtëpi, te klubi që e dua”, ka deklaruar Alisson për Globo Esporte.
Mirëpo, kur është pyetur nëse ka një afat për t’u kthyer në vendlindje, ai nuk ka dhënë një periudhë të caktuar. /Telegrafi/