Site icon Telegrafi

Alisson fiton trofeun ‘Dorëza e Artë’

LIVERPOOL, ENGLAND - MAY 12: Alisson of Liverpool poses for a photo with the golden glove award after the Premier League match between Liverpool FC and Wolverhampton Wanderers at Anfield on May 12, 2019 in Liverpool, United Kingdom. (Photo by Catherine Ivill/Getty Images)

Portieri i Liverpoolit, Alisson Becker, është fitues i ‘Dorëzës së Artë’ për më së shumti ndeshje pa pranuar gol në Ligën Premier.

Braziliani ka shkëlqyer në sezonin e tij të parë me Redsat duke bërë paraqitje mbresëlënëse në portën e tyre në të gjitha garat ku kanë marr pjesë.

Ndeshja kundër Wolverhampton Wanderers ishte e 21-ta në të cilën Alisson nuk pranonte gol dhe me plot meritë e fiton këtë çmim.

Jurgen Klopp dhe Alisson (Foto: Catherine Ivill/Getty Images/Guliver)

Përkundër intervenimeve mbresëlënëse gjatë gjithë sezonit për skuadrën e tij, Liverpooli dështoi ta fitonte Ligën Premier, duke mbetur një pikë prapa Manchester Cityt.

Redsat do ta kenë mundësinë t’i gëzohen trofeut të Ligës së Kampionëve më 1 qershor në Madrid nëse e mposhtin Tottenham Hotspur. /Telegrafi/

Lexo po ashtu Manchester City është kampion i Ligës Premier – gjithçka që ndodhi në xhiron e fundit
Exit mobile version